Meta mesazh ngushëllimi homologut turk: Sulmi në Stamboll, goditje ndaj gjithë njerëzimit

z.Ilir MetaKryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, z. Ismail Kahraman për sulmet terroriste në Stamboll.

“Jam i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme në Aeroportin e Stambollit. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për qindra të plagosur”, – shkruan z. Meta në mesazhin e tij.

Kryetari i Kuvendit tha se sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë dhe se Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah popullit turk në këtë moment të errët e të dhimbshëm.

“Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah jush gjatë këtij momenti të errët e të dhimbshëm. Jemi të palëkundur në angazhimin tonë kundër terrorizmit. Në solidaritet të plotë me popullin mik turk dënojmë me force çdo akt terrorizmi, që cenon qytetarët e pafajshëm”, – u shpreh z. Ilir Meta në mesazhin dërguar homologut turk, z. Kahraman.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al