Meta: NATO të veprojë si një trup e vetme përballë sfidave të sigurisë

Ilir-Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Tiranë tha se Aleanca duhet të veprojë si një trupë e vetme në përballimin e sfidave të sigurisë globale.

Shqipëria mbetet e angazhuar për të gjitha operacionet ndërkombëtare të Aleancës dhe se ajo do të inkurajojë zgjerimin dhe partneritetin me vendet që duan ta zhvillojnë këtë bashkëpunim, theksoi kryeparlamentari.

META SOT
Në këtë kontekst, tha ai, ne jemi të bindur se orientimi euroatlantik i rajonit tonë është i domosdoshëm për sigurinë tonë, por është i domosdoshëm edhe për pjesën tjetër të botës perëndimore. Ndaj është e rëndësishme që edhe BE, edhe NATO të përfshihen në Ballkanin Perëndimor, dhe të mos lënë asnjë korridor të izoluar, të përjashtuar apo të pasiguruar. Në këtë drejtim ne mirëpresim fort vendimin për të ftuar Malin e Zi në procesin e aderimit në NATO, theksoi Meta në fjalën e tij.

Ai nënvizoi rëndësinë që arkitektura e sigurisë të rregullohet gjithnjë e më mirë me koncepte të ndryshme, qofshin këto njerëzore, financiare, teknologjike, përfshi këtu, edhe mbrojtjen e informacionit.
Kryetari i Kuvendit veçoi rolin e rëndësishëm që ka Asambleja Parlamentare e NATO-s për t’i bërë shtetet anëtare të angazhohen me burimet e duhura dhe të marrin vendimet e duhura.

“Ne shpesh injorojmë Europën Juglindore dhe Mesdheun, por edhe Detin e Zi, por në fakt ne shikojmë që ato janë fusha të konfliktit dhe problemeve që kanë dominuar axhendat europiane dhe amerikane”, u shpreh ai.
Duke folur për krizën migratore kreu i Kuvendit konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar dhe kontribuar në përputhje me kapacitetet e saj modeste.

META SOT 2“Në Mesdhe ne kemi parë gjakderdhje. Me qindra, mijëra njerëz kanë humbur jetën, mes tyre fëmijë të pafajshëm, duke eksportuar në këtë mënyrë edhe pasiguri në Evropë. Ne jemi në një krizë refugjatësh, e cila në muajt e fundit na ka bërë të shikojmë disa ngjarje të vështira dhe të dhimbshme që kanë ndodhur edhe në Evropë, dhe që kanë vënë nën trysni pikërisht vlerat tona të solidaritetit, që do të thotë se ne vërtet kemi përmirësim si komb dhe qeveri për të mbrojtur kufijtë tanë, por kemi edhe detyrimin si botë e civilizuar që t’u japim ndihmesë dhe strehë këtyre personave të larguar nga vendet ku duan t’i eleminojnë, tha Meta.

Shqipëria, nënvizoi ai, nuk është e ndikuar drejtpërdrejtë nga ky fluks refugjatësh, por në kuadër të kësaj pune, ne do të ndihmojmë dhe rikonfirmojmë që do të kontribuojmë, ashtu siç duhet me kapacitetet tona modeste.META SOT 3

Ne nuk do të ndërtojmë mure, tha Meta, as nuk kemi qëllim ta bëjmë këtë gjë, por Shqipëria mbetet e vendosur për të dhënë kontributin e vet në sigurimin global.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al