Meta në Konferencën e Kryeparlamentarëve në BE: “Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane”

Ilir MetaKryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta‬ mori pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian që po mbahet në Luksemburg.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Evropian, z. Jean Claude Juncker, ndërkohë që Shqipëria ftohet për herë të dytë të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm si vend kandidat për në BE.

Gjatë një ndërhyrjeje në sesionin e parë të konferencës, z. Ilir Meta foli për krizën e refugjatëve dhe për kontributin që po jep Shqipëria. Kryetari i Kuvendit u shpreh se kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane dhe se qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE e të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste.

Ai theksoi gjithashtu se: “Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe sipas nevojës së partnerëve tanë evropianë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë Italinë dhe Greqinë. Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit. Qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al