Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar sot Kryegjyshatën Botërore Bektashiane me rastin e ditës së Ashures ku ka uruar të gjithë besimtarët për këtë ditë. Meta shton se dita e Ashures është një festë që simbolizon sakrificat në emër të lirisë dhe besimit.

Postimi i Presidentit Meta

Nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i lumtur të uroja sot të gjithë besimtarët me rastin e Ditës së Ashures, festën që simbolizon sakrificat në emër të lirisë dhe besimit.