Meta: Një objektiv mjaft i rëndësishëm është gjetja e tregjeve të reja akoma më të leverdishme se sa tregjet ekzistuese për grumbulluesit dhe eksportuesit e mollëve

ilir-meta-3Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vizitoi një pikë prodhimi dhe magazinimi të mollëve në Korçë.

Në këtë vizitë, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti.

Meta u njoh më nga afër me kushtet dhe me kapacitetet prodhuese dhe magazinuese të mollëve.

Në një prononcim për mediat, Kryetari i Kuvendit vlerësoi investimet e kryera në këtë sektor dhe theksoi se objektiv i rëndësishëm është gjetja e tregjeve të reja akoma më të leverdishme se sa tregjet ekzistuese për grumbulluesit dhe eksportuesit e mollëve.

ilir-meta“Është një kënaqësi që të jem sot këtu në një qendër të rëndësishme të grumbullimit dhe të magazinimit të mollëve. Sot kemi qëlluar në ditën e parë të fillimit të eksportit drejt Kosovës. Molla është një produkt mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për të gjithë fermerët e Korçës pothuajse, por edhe për shumë fermerë të tjerë në të gjithë vendin. Dhe ajo që unë doja të shtoja në mënyrë të veçantë, për mbështetjen e  deritanishme për rritjen e prodhimit, të mbështetjes për rritjen e qendrave prodhuese e magazinuese dhe frigoriferike, sepse ky ka qenë një problem i madh ruajtja dhe konservimi i këtij produkti, besoj se një objektiv mjaft i rëndësishëm është gjetja e tregjeve të reja akoma më të leverdishme se sa tregjet ekzistuese për grumbulluesit dhe eksportuesit e mollëve”,tha z. Meta.

Në këtë drejtim, z. Ilir Meta bëri me dije se po bëhen përpjekje në nivelet më të larta, në mënyrë të veçantë me Egjiptin, për të gjetur tregje të reja dhe për të garantuar lehtësira për eksportimin e mollëve.

“Mund të them se po bëhen përpjekje në nivelet më të larta, në mënyrë të veçantë me Egjiptin ku kemi të bëjmë me një treg me çmime shumë më të leverdishme se sa tregjet aktuale, në mënyrë që të garantojmë ato lehtësira të cilat do ta bënin të pamundur që edhe një mollë e vetme të prishej në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë.  Dhe besoj se kërkesa për tregjet të reja më të leverdishme është tani një prioritet i rëndësishëm i yni, jo vetëm për mollën, por edhe për produkte të tjera. Ashtu sikurse gjithnjë e më shumë prioritet për fermerin korçar dhe shqiptar, por edhe për grumbulluesit, për ekspertuesit do të mbetet orientimi drejt atyre varieteteve të produkteve, të prodhimeve të cilat janë më të kërkuarat në tregjet më të leverdishme sepse kjo do të bëjë të mundur që të shpërblehet në mënyrë akoma më të drejtë puna dhe djersa e fermerit korçar dhe shqiptar në të gjithë vendin, por edhe do të rriste kontributin që duhet të japë bujqësia në të gjithë zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh z. Meta .

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti u shpreh se modeli i instaluar në Korçë, por edhe në të gjithë Shqipërinë është modeli zinxhir i vlerave.

ilir-meta-2“Këtu jemi pikërisht në një simbol të këtij modeli, që fillon nga fidanishte, në pikën e grumbullimit dhe në pemishte, pikërisht duke investuar në konsolidimin e këtij zinxhiri të vlerave ne jemi konkurrues, ne jemi fitues, ne prodhojmë dhe arrijmë tregun sipas parametrave që kërkohen. Kjo fidanishte është ajo që në njëfarë mënyre orienton fermerët për tipologjinë e prodhimit, për varietet për të cilat ne duhet të kultivojmë, të cilat janë orientuar strikt nga nevojat e tregut. Prandaj kjo pemishte është si të thuash dhe pionierja e formimit dhe e formësimit të bujqësisë në rrethin e Korçës, pasi fermerët përditë e më shumë po marrin kultivarë, varietete të seleksionuara , produktive nga kjo fidanishte dhe në njëfarë mënyre po munden ta orientojnë prodhimin pikërisht aty ku ky prodhim ka avantazhe konkurrues-krahasuese, pra në mollën e cila kërkohet nga tregu, që shitet natyrisht edhe me çmim më të lartë”, tha z. Panariti. Ministri Panariti bëri të ditur se prodhimi këtë vit paraqitet shumë i mbarë pavarësisht kushteve klimaterike, rreth 55 mijë ton.

Ministri Panariti premtoi për mbështetjen e fermerëve, për rritjen e prodhimit përmes fondeve buxhetore, por edhe kredive me interesa të ulëta.

“Kapacitet prodhuese dhe konservuese janë në shtim vit pas viti. 13 mijë ton janë kapacitete ruajtëse frigoriferike. Objektivi jonë është që ta kthejmë në 26 tonë, që i bie afërsisht në gjysmën e prodhimit vjetor të mollës dhe në këtë mënyrë molla ka marrë drejtimin saj. Por jo vetëm molla, por Korça ka avantazhe konkurruese krahasuese edhe në kultivarë dhe në bimë të tjera. “Këto kultura janë edhe pjesë e mbështetjes prioritare që ne do t’i japim me fondet e buxhetit të shtetit, subvencioneve, por edhe nëpërmjet kreditimit që do të fillojë së shpejti me interesa të ulëta, madje dhe me interesa zero nëpërmjet Fondit të Garancisë”, theksoi z. Panariti.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al