• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar letërkëmbimet mes Kuvendit dhe Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese që solli më pas një konflikt mes Kreut të Shtetit dhe maxhorancës.

Në konferencën për media, Meta tha se Dvorani është përgjigjur vetë, ndërkohë që kërkohej informacion nga KED dhe për më tepër është bërë nul një letër e Presidentit tre ditë para këtij letërkëmbimi. Presidenti e ripërsëriti tentativën për grusht shteti.

“Më 8 nëntor kreu i Kuvendit ndër të tjera i thotë Ardian Dvoranit: ‘Në këto kushte për të garantuar të drejtën e çdo kandidati në votim, Kuvendi kërkon të informohet brenda ditës nga KED mbi ecurinë e procesit të emërimeve nga Presidenti’.
Përgjigjja e Dvoranit pa mbledhur KED: ‘Ditën e sotme, pra për datën 8, pranë KED nuk ka ardhur ndonjë njoftim nga Presidenti për të emëruar një nga kandidatët e listës që ka emëruar Këshilli.

Gjithashtu dhe në faqen zyrtare nuk është bërë publike ushtrimi i së drejtës. Prandaj vlerësoj që zonja Vorpsi konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Kushtetueses.’
Në datën 5 nëntor… se jemi në përpjekjen finale për të bërë shtet dhe përpjekjes për grusht shteti në Shqipëri…  në këtë letër të Presidentit të Republikës që i është dërguar kryetarit të Kuvendit, avokates së Popullit dhe për dijeni gjithë ambasadave që nuk i zë gjumi për drejtësinë, Presidenti me këtë vendim paraprak synon respektimin e normës Kushtetuese të zbatimit të radhës me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha ndër të tjera Meta.Sa i përket paketës anti-kçk dhe operacionit Forca e Ligjit, Meta tha se nuk i bën përshtypje por iu referua një sondazhi, ku 85% nuk e besojnë, 15% përpiqen ta besojnë.

Më tej Presidenti foli për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese për çështjen e betimit të gjyqtarit, të cilën e quan ligji ‘krye-kçk”. Ai theksoi se është një përpjekje antikushtetuese për të çuar kamikazët e partisë në këtë Gjykatë dhe se duan të nxijnë fytyrën e Gjykatës Kushtetuese.

“Ligji për krye-kçk…Ky ligji që duan të bëjnë që në kundërshtim me Kushtetutën të bëjnë të mundur që të çojnë të gjithë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese që është jo vetëm një përpjekje antikushtetuese dhe do të dështojë por është dhe një përpjekje për të nxirë fytyrën e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk duan që anëtarët të kalojnë nga Presidenti dhe të hyjnë nga dera e Gjykatës Kushtetuese por duan me këtë ligj duan t’i fusin nga oxhaku i Gjykatës Kushtetuese që ta nxijnë dhe më keq dhe Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi. Kush hyn nga oxhaku i nxirë del. Këta thirrën Venecian dhe një ditë para se Venecia të vinte këtu duke e ditur që Venecia nuk është çmendur që të hedhë poshtë Venecian, iu lutën mos ta përfshinin në opinion atë që kishin pyetur para dy muajve Venecian se e kaluan në Kuvend”, deklaroi Meta.