Meta: Parlamenti pluralist dha mesazhe lirie

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në ceremoninë e 25-vjetorit të Parlamentit Pluralist Demokratik nga ku ka theksuar se, Kuvendi ka luajtur rol në të gjithë proceset transformuese, përmes debatit, dialogut, konsensusit, bojkotit.Kryetari i Kuvendit deklaroj se “Reforma në Drejtësi do të miratohet shumë shpejt dhe ajo është sfida kryesore e Parlamentit”.

z.Ilir Meta

“Reforma në Drejtësi do të përmirësojë klimën e biznesit. Duhet të mbyllet sa më parë. Jemi përpara miratimit të një reformë të madhe. Ajo do mbyllet me sukses” theksoj ai.

Parlamenti, sipas Metës është pushtet i kritikuar, transparent e dinamik, por sipas tij në vite Shqipëria ka ndryshuar. Ai ka shprehur mirënjohje jo vetëm për ata që kanë kontribuuar për parlamentarizmin në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët.

“Parlamenti pluralist dha mesazh lirie. Mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuuar për parlamentarizmin. Mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtar” ka thënë Meta.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al