Meta pret ambasadorin e ri çek: Potenciale për bashkëpunim në bujqësi e turizëm

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Shqipëri z. Jaroslav Ludva, të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se në këtë drejtim bashkëpunimi ndërparlamentar është duke u thelluar më tej.

Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri z. Jaroslav Ludva shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe rikonfirmoi vullnetin e palës çeke për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë kuadër u theksua modeli i Grupit të Vishegradit dhe kontributi ndaj Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë.

Meta, duke konfirmuar vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e marrëdhënieve, vuri në dukje së bashku me Ambasadorin Ludva potencialet e shumta për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e bujqësisë dhe turizmit, duke vlerësuar numrin gjithnjë në rritje të turistëve çekë në vendin tonë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al