Meta pret delegacionet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Meta1Kuvendi i Shqipërisë organizoi një pritje me rastin e Sesionit të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetarit z. Ilir Meta, organizoi një pritje më rastin e Sesionit të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë.
Në eventin e organizuar në Pallatin e Brigadave merrnin pjesë anëtarë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranën, përfaqësues të medias si edhe personalitete të tjera.

meta 2Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në fjalën hapëse të mbrëmjes tha se prania e një numri kaq të madh delegatësh është dëshmi e rëndësisë që vendi ynë i kushton dimensionit parlamentar të NATO-s.“Secili nga vendet tona sjell në këtë Aleancë karakteristika specifike, si një pasqyrim i diversitetit tonë individual politik, kulturor dhe shoqëror. Kjo është një vlerë e shtuar për NATO-n, që e bën atë më të fortë. Për këtë qëllim, ne të gjithë jemi të bashkuar fort nga vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe vullneti për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët”, – tha z. Meta.

meta3Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit u shpreh se mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shqipëri ka një simbolikë të veçantë, sepse nga të gjitha vendet ish-komuniste Shqipëria ishte vendi më i izoluar dhe më armiqësor ndaj aleancës perëndimore të demokracive.
“26 vite më parë kjo pritje në Shqipëri do të ishte përtej imagjinatës. Ne ishim si armiqtë e pamëshirshëm për njëri-tjetrin, por për fat të mirë historia ka ndryshuar, dhe ka ndryshuar për mirë. Sot ju ndodheni këtu si partnerët tanë dhe si mysafirë për të diskutuar rreth sfidave strategjike dhe gjithashtu për të përjetuar mikpritjen e mrekullueshme shqiptare, historinë dhe kulturën”, – theksoi z. Ilir Meta, teksa shtoi se sfidat e shumta me të cilat përballet sot Aleanca, të kujtojnë rëndësinë e madhe që hapësira kolektive e vlerave të përbashkëta nuk është vetëm për ne, por dhe për ato vende që janë përtej kufijve të NATO-s.
“Shqipëria është një vend i vogël, por një aleat dhe ithtar i madh i NATO-s dhe misionit të saj. Ne krenohemi me faktin që shqiptarët janë një kulturë dhe një popull i lashtë, që ka ditur gjithmonë si të jetojë në paqe, krah për krah me fqinjët tanë”, – tha ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

thumbnail_IMG_2555Duke marrë fjalën gjatë pritjes, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Michael Turner fillimisht falënderoi Kuvendin e Shqipërisë dhe veçanërisht Kryetarin z. Ilir Meta për mikpritjen dhe u shpreh se ndihet me fat që parlamentarët shqiptarë kanë qenë kaq aktivë në NATO.
“Shqipëria ka pritur shumë takime të Asamblesë ndër vite, si vend partner dhe më pas si vend anëtar. Jemi me fat që parlamentarët shqiptarë kanë qenë kaq aktivë në organizatën tonë. Ky është Sesioni i parë që Asambleja zhvillon në Shqipëri dhe është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu, në Tiranë, për këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Ne që jemi rritur gjatë Luftës së Ftohtë e kuptojmë domethënien e thellë të këtij takimi parlamentar në Tiranë”, – th z. Turner.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi se dikur Shqipëria ishte një vend hermetikisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa sot është një vend i transformuar dhe se populli shqiptar ka përqafuar më së miri vlerat mbi të cilat është themeluar kjo Aleancë.meta4
“Shqipëria ishte pothuajse hermetikisht e mbyllur nga pjesa tjetër e botës. Nuk është e tepërt të them se shqiptarët ishin të burgosur, të privuar nga liria e tyre, si fizike, ashtu dhe intelektuale. Sot, vendi është i transformuar. Populli shqiptar ka përqafuar vlerat mbi të cilat është themeluar Aleanca jonë: demokracia, liria individuale dhe shteti i së drejtës. Janë pikërisht këto vlera që i japin Aleancës tonë forcën, solidaritetin dhe kuptimin e qëllimit të saj. Ato na bashkojnë si një bashkësi kombesh. Dhe akoma më shumë: ato na lidhin së bashku në miqësi”, – shtoi z. Turner, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si një testament i vërtetë i vlerës së zgjerimit të NATO-s dhe vlerësoi kontributin që jep për paqen dhe stabilitetin.meta5
“Shtatë vjet më parë, Shqipëria, së bashku me Kroacisë, u bë anëtare e plotë e Aleancës tonë. Që atëhere, shpesh u jemi referuar si anëtaret më të reja të Aleancës. Së shpejti ky përshkrim nuk do të përdoret më, sepse Mali i Zi do të bëhet anëtari më i ri i Aleancës, pasi parlamentet tona të kenë përfunduar procesin e ratifikimit. Shqipëria është një testament i vërtetë i vlerës së zgjerimit të NATO-s. Shqipëria kontribuon në operacionet e NATO-s, si Mbështetja e Vendosur në Afganistan dhe KFOR-i në Kosovë. Zgjerimi i NATO-s krijon një zonë më të gjerë paqeje dhe stabiliteti, që nuk kërcënon askënd”, – deklaroi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Michael Turner.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al