Meta: Reformimi i sistemit të drejtësisë është kryeprioriteti i axhendës tonë

Presidenti i Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbet Lammert nisi të premten vizitën zyrtare në Tiranë me një fjalë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Në hapje të seancës së posaçme, kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi kontributin e Presidentit LAmmert në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në NATO.

“Gjermania ka dhënë një kontribut historik për progresin dhe demokratizimin e Shqipërisë, për anëtarësimin e saj në NATO dhe ecurinë e procesit të integrimit e zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Ne, theksoi kryeparlamentari shqiptar, jemi koshientë për sfidat tona gjatë këtij procesi, duke qene të vendosur të avancojmë në rrugën e reformave madhore, që ta meritojmë natyrshëm anëtarësimin në BE. “Reformimi i sistemit të drejtësisë është kryeprioriteti i axhendës sonë kombëtare dhe Kuvendi mbetet arena e debatit demokratik dhe konstruktiv për ta realizuar atë”, nënvizoi Meta.

Ne fjalen e tij, Presidenti i Bundestagut Lammert theksoi rendesine e permbushjes se reformave integruese, vecanerisht asaj ne drejtësi, e cila tha ai, është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian. Kjo është një rrugë e vështirë, tha ai, por pavaresia e ketij sistemi duhet të jetë e garantuar.

Anëtarësimi në BE, theksoi ai, nuk është një proces automatik, por një synim reciprok, realizimi i të cilit është i lidhur ngushtë me përmbushjen e kushteve të kërkuara.

Duke ju referuar përvojës së demokracisë gjermane ai tha se gatishmëria për kompromis
është kusht i domosdoshëm për një demokraci funksionale.

“Shfrytëzoj çdo rast të sjell në vëmendje qe e kualifikon një demokraci nuk është vlefshmëria e parimit të shumicës, por respektimi i të drejtave të pakicës dhe ky është kusht për zhvillimin”, tha zyrtari i larte gjerman.

Ai vlerësoi arritjet dhe zhvillimet mbresëlënëse të Shqipërisë vitet e fundit, ku sidomos u shpreh i impresionuar për modelin e bashkëjetesës mes besimeve fetare në vend. “Kjo nënkupton se është arritur një tolerancë e lartë dhe mirëkuptim i ndërsjellë, ndryshe nga sa e kam përjetuar në vende të tjera europiane”, tha Lammert.

Duke u ndalur tek iniciativat e Shqipërisë për të marrë pjesë në zhvillimet europiane, anëtarësimi i saj në NATO apo marrja e statusit të vendit kandidat kanë treguar vëmendjen e vendit tuaj për të qënë pjesë e BE-së, por dhe ky i i fundit nga ana e tij ka treguar gadishmërinë për ta bërë Shqipërinë pjesë të kësaj ndërmarrje të madhe, nënvizoi Lammert.

Presidenti i Bundestagut gjerman, prof. dr. Norbet Lammert, u prit sot paradite , kur mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga kryetari i Kuvendit, z, Ilir Meta dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Hoffman.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al