Meta: Rinia mbetet fuqia dhe shpresa më e madhe për të ardhmen

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin festiv të zhvilluar me rastin e Ditës së Verës në Gjirokastër, të organizuar nga LRI. Z. Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi projektet e ndryshme që po zbukurojnë akoma më tej qytetin dhe po i rikthejnë vlerat e saj të jashtëzakonshme historike dhe kulturore..
“Është kënaqësi të jem për Ditën e Verës në Gjirokastër dhe t’u uroj të gjithë gjirokastritëve mbarësi. Besoj se me verën që po vjen, me Gjirokastrën që përmes projekteve të ndryshme po zbukurohet akoma më tej, po i rikthehen vlerat e saj të jashtëzakonshme historike, kulturore, padyshim të kemi më shumë zhvillim, progres në të gjitha familjet tuaja.

Gjithashtu, z. Meta vlerësoi edhe të rinjtë dhe të rejat gjirokastrite, sepse janë ata që me angazhimin, solidaritetin dhe talentin e tyre mund të marrin në duar fatin vendit, duke e parë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

”Kam ardhur në Gjirokastër se të rinjtë e të rejat gjirokastritë janë të jashtëzakonshëm, sepse që jo vetëm Gjirokastra, por e gjithë Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e ndryshimeve në këtë periudhë sfidash, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Europën, duhet të kemi më shumë të rinj e të reja të angazhuar si këtu në Gjirokastër.

Duhet të kemi më shumë të rinj dhe të reja të motivuar këtu në Gjirokastër, duhet të kemi më shumë të rinj e të reja të talentuar si këtu në Gjirokastër. Duhet të kemi më shumë të rinj dhe të reja solidarë dhe të bashkuar si këtu në Gjirokastër, sepse rinia mbetet fuqia dhe shpresa më e madhe për të ardhmen e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë. Një rini që ka besim të vetja, një rini që e shikon të ardhmen e saj këtu, një rini që e do Gjirokastrën e saj, që e do Shqipërinë e saj, një rini e cila është në gjendje të marrë vetë në duart e saj fatin e saj dhe të vendit”, – u shpreh Kryetari i LSI-së ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Në këtë aktivitet morën pjesë  artistë të shumtë që performuan në koncertin festiv, por edhe të rinj të talentuar gjirokastritë, që ekspozuan me këtë rast edhe punimet e tyre artistike para të pranishmëve.

Burimi:(integrimionline)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al