Meta: Rritja e LSI-së të reflektohet në rinovimin e strukturave drejtuese

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së së Tiranës.

Gjatë takimit, Kryetari i LSI-së vuri theksin tek zbatimi i vendimeve të marra në Konventën Kombëtare Zgjedhore të mbajtur në datat 3 dhe 4 dhjetor.

Duke folur për rritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Meta theksoi se prirjet e reja në parti duhet të reflektohen edhe në strukturat drejtuese të saj në mënyrë që forumet e reja të sjellin impulse të reja në parti.

“Të zbatojmë vendimet që u morën në Konventën Kombëtare Zgjedhore. Brenda muajit janar do të mbahet konventa për degën e LSI-së, Tiranë. Rritja e LSI-së të reflektojë në rinovimin e strukturave drejtuese në mënyrë që forumet e reja të sjellin impulse të reja”, – theksoi Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al