Meta-Schroeder: Politika të evitojë retorikat konfliktuale dhe të rrisë besimin mes palëve

ilir-meta-1Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi sot një mëngjes pune me ish-Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Gerhard Schroeder, i cili shoqërohej prej Raporterit për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, z. Knut Fleckenstein dhe Ambasadores së Gjermanisë në Shqipëri, znj. Susanne Schütz.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i uroi mirëseardhjen ish-Kancelarit gjerman, z. Schroeder në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen dhe mbështetjen e pandalur të Gjermanisë ndaj zhvillimit ekonomik dhe avancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Kancelari Schroeder u shpreh se Gjermania do t’i qëndrojë fjalës së saj për të mbështetur avancimin e Shqipërisë drejt procesit të negociatave për anëtarësim në BE dhe vuri në dukje se “ka ardhur koha që Shqipëria jo vetëm të marrë vendimet e duhura, por edhe t’i zbatojë ato”. Duke iu referuar reformës konsensuale të sistemit të drejtësisë, z. Schroeder nënvizoi se ka arsye të mjaftueshme për të qenë pozitivë ilir-meta-2për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit të Ballkanit.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta u shpreh se legjitimiteti i reformës në drejtësi që buroi nga arritja e konsensusit gjatë muajit korrik “duhet pasuar nga një proces thelbësor i dekriminalizimit total të mbarë jetës politike e parlamentare shqiptare me qëllim që në parlamentin e ardhshëm të sigurohet integriteti dhe përfaqësimi i duhur e dinjitoz i popullit shqiptar”. Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar më shumë për të evituar çdo retorikë konfliktuale dhe për të rritur besimin mes palëve, veçanërisht në trajtimin e çështjeve madhore të integrimit evropian.

Në përfundim, z. Schroeder dhe z. Meta biseduan mbi situatën ekonomike në rajon, ku u vlerësua Procesi i Berlinit dhe rëndësia e avancimit të projekteve të ndërlidhjes rajonale, të cilat do të sjellin më shumë investime dhe do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit rajonal.

Burimi:( integrimi.al/ E.S ) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al