Meta: Shpresoj që reforma në drejtësi të zbatohet suksesshëm

Në kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Edicionit të 11 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në sallën e seancave plenare, u organizua shfaqja e filmit dokumentar Hollandez “Një histori Përndjekëse”. Në këtë aktivitet merrnin pjesë deputetë, pedagogë dhe studentë nga Shkolla e Magjistraturës, gjyqtarë, prokurorë dhe anëtarë të stafit të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Z. Meta u shpreh: “Shpresoj që të jetë më e lehtë për të gjithë ata shqiptarë që kanë studiuar gjatë këtyre 26 viteve në Britani, SHBA, Evropë dhe kudo, për drejtësi dhe fusha të tjera, për të realizuar ato ëndrra dhe aspirata që ato kanë falë një kulture dhe edukimi të niveleve më të larta. Kjo do të ishte një shpresë e madhe që reforma në drejtësi, për të cilën aq shumë ende vazhdojmë të diskutojmë, të ketë një zbatim sa më të suksesshëm”.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al