Meta: Shqipëria e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve për anëtarësim në BE

IMG_0005-2Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri të kryesuar prej znj. Elly Schlein, Zv. Kryetare e Parë e Komisionit nga ana e Parlamentit Evropian.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Parlamentit Evropian në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, dhe vlerësoi në veçanti rezolutën e fundit inkurajuese të Parlamentit Evropian për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.

Fokusi i bisedimit ishte rritja e cilësisë së dialogut dhe bashkëpunimit politik me qëllim përmbushjen e të gjitha prioriteteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në këtë drejtim vëmendje e veçantë iu kushtua miratimit të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, të cilën z. Meta e konsideroi si kyçe dhe të pazëvendësueshme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe për mirëfunksionimin e demokracisë e klimës së investimeve në vend.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al