Meta: Shqipëria mbetet aktive përkrah partnerëve të saj evropianë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nisi sot një vizitë dy ditore zyrtare në Suedi me një takim në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit me Sekretarin e Shtetit z. Lars Westbratt.

Z. Meta dhe z. Westbratt diskutuan mbi situatën e fundit të lëvizjeve migratore dhe azil kërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke ndarë bindjen se kjo krizë e paprecedentë e refugjatëve, e cila ka prekur si rajonin e Ballkanit ashtu edhe vendet si Suedia, po sfidon vlerat e solidaritetit evropian.

Sekretari i Shtetit z. Westbratt theksoi se Suedia është avokate e fuqishme e zgjerimit të BE, mbështetje e cila do të vazhdojë, edhe pse numri shumë i madh i azilkërkuesve nga lindja e mesme gjatë vitit të fundit, e ka vendosur BE-në përballe sfidave që kërkojnë një përqasje të përbashkët evropiane.

Duke shprehur mirënjohjen për rolin pozitiv që Suedia luan brenda Bashkimit Evropian pro zgjerimit, z. Meta konfirmoi se Shqipëria mbështetet tek përkrahja e fortë suedeze, dhe në këtë kontekst Kuvendi është i vendosur të inkurajojë përshpejtimin e reformave që kërkon integrimi evropian i vendit, veçanërisht asaj në sistemin e drejtësisë, reformë e cila duhet miratuar pa vonesa përmes konsensusit dhe bashkëpunimit të përgjegjshëm politik, në koordinim me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje gjithashtu se sfidat e fundit të refugjatëve, si dhe ato të terrorizmit dhe trafiqeve ilegale që po ndjehen në të gjithë kontinentin evropian, janë sfida të cilat kërkojnë më tepër solidaritet evropian, më tepër koordinim mes vendeve të BE dhe atyre në rajonin e Evropës Juglindore, dhe jo mure midis vendeve.

Në përfundim u nda bindja se stabilizimi i vendeve në konflikt janë zgjidhja më e mirë e krizës së refugjatëve dhe i zbutjes së efekteve së kësaj krize ndaj vendeve dhe shoqërive të Evropës. Në këtë kuadër, Shqipëria mbetet aktive përkrah partnerëve të saj evropianë dhe ndërkombëtarë, duke luajtur rolin e saj konstruktiv në rajon.

Në përfundim, z. Meta u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë vlerëson maksimalisht mbështetjen suedeze ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe dëshiron intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e drejtësisë dhe migracionit, ashtu siç u provua edhe gjatë realizimit me sukses të reformës administrative territoriale, ku Suedia dha një kontribut domethënës.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al