Meta: Shqipëria nuk ka radikalizëm fetar, por politik; lufta kundër tij sfida jonë

14424762_1291571850856070_6188921357738377445_oKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përshëndeti të premten punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), që mblidhet për herë të parë në Tiranë, në një takim kushtuar dialogut dhe tolerancës ndërfetare.
Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit e vuri theksin tek toleranca dhe harmonia fetare që ekziston në vendin tonë ku objektet e kultit janë pranë njëra-tjetrës.

“Në këtë drejtim, Tirana është si Jeruzalemi, toka ku duket se është pjekur historia. Por ndryshe nga Jeruzalemi, këtu gjithnjë fjalën e ka paqja, bashkëjetesa dhe pranimi si i barabartë i të ndryshmit. Është normë morale që edhe ateisti ta pranojë këtë realitet dhe ai vetë të jetë tërësisht i pranuar dhe normal në sytë e besimtarit praktikant”, theksoi kryetari i Kuvendit.
Meta e cilësoi një vlerë kombëtare harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri, duke theksuar se kjo bëhet më e dukshme ngaqë vendi ynë ndodhet në Ballkan.
Duke bërë një paralelizëm ndërmjet të shkuarës së errët të Ballkanit dhe procesit integrues që është futur tashmë rajoni, Meta e cilësoi harmoninë fetare si një vlerë e domosdoshme edhe për vetë integrimin në BE, të të gjithë shteteve ballkanike.

Koncepti dhe projekti i integrimit evropian, që vendet e rajonit tonë kanë përqafuar, ideja e pranimit të të njëjtit flamur vlerash të përbashkëta evropiane dhe euro-atlantike, hyrja në këtë klub demokracie si të ndryshëm por të barabartë, është çlirimi përfundimtar nga e shkuara dhe një fillim i ri historik për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë, nënvizoi kryeparlamentari.
Në fjalën e tij Meta u ndal edhe tek situata ekonomike dhe politike në vend duke theksuar se harmonia fetare që ekziston në Shqipëri duhet të jetë një model edhe për harmoninë politike që duhet të ketë vendi ynë. Sipas tij Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por për fat të keq ne kemi patur dhe ende kemi disa probleme me radikalizmin politik. Ndaj toleranca dhe bashkëjetesa mes të ndryshmëve në besim apo edhe në politikë është një sfidë, theksoi Meta.

Ne sfidën e parë e kemi fituar dhe bazuar tek ajo që është një shembull i mrekullueshëm për shoqërinë tonë, besoj që do ta fitojmë edhe sfidën e dytë. Sepse ekstremet dhe radikalizmi i çfarëdolloj aspekti është mjaft i rrezikshëm dhe këtë e dëshmojnë të gjitha zhvillimet e fundit në botë apo edhe në rajone pranë nesh dhe për ta fituar këtë bashkëjetesa është sfida jonë në të gjitha drejtimet, përfundoi fjalën e tij kryetari i Kuvendit.

fjala-e-plote-e-kryetarit-te-kuvendit

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al