Meta -Tadic: Njohja e Kosovës, një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon

Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut që po zhvillohet këtë javë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti Kryetarin e Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës z. Ognjen Tadić.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e delegacionit nga dhoma e lartë e Bosnje-Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut duke vënë në dukje domethënien e organizimit për herë të parë të PAM-it në një vend të Ballkanit.

Z. Meta dhe z. Tadic ndanë bindjen se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve, puna e përbashkët duhet fokusuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë.

Kryetari i Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës z. Ognjen Tadić shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut në Tiranë dhe theksoi se Bosnje-Hercegovina e vlerëson mbështetjen e gjithanshme të Shqipërisë, si një vend që tashmë po njeh një zhvillim të dukshëm.

Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, z. Meta theksoi rëndësinë e avancimit me integrimin rajonal dhe avancimin e të gjithë vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Në këtë drejtim u ripërsërit kërkesa e palës shqiptare për ndryshimin e qëndrimit të Bosnje-Hercegovinës ndaj njohjes së Republikës së Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Burimi:(Integrimionline\ E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al