Meta: “Të bashkëpunojmë të gjithë për të ngritur më tej standartet, në politikë, në parlament, në media, në komunikim.”

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, në pritjen e fundvitit me përfaqësuesit e medias
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta falenderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin dhe bëri apel për të përmirësuar edhe më shumë standardet siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.
“Ka qenë një vit në përgjithësi i mirë. Shpresojmë që edhe viti tjetër të jetë akoma më i mirë, më i qëndrueshëm, më pozitiv, pa shumë sfida të cilat nuk po i përmendim, por të gjithë jemi dakord që duhen standarde më të larta kudo. Duhen në politikë, duhen në Parlament padiskutim, sidomos të enjten, por besoj që duhen në media, në komunikim. Dhe të bashkëpunojmë të gjithë për t’i ngritur këto standarde më tej, siç e meriton vendi ynë, siç e meritojnë qytetarët tanë”, theksoi zoti Meta, duke uruar që viti 2017 të jetë një vit i suksesshëm për të gjithë vendin dhe qytetarët e tij.

(Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al