Meta: Të forcojmë marrëdhëniet me komunat Arbëreshe

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të hënën një delegacion arbëresh të kryesuar nga Senatori Cesare Marini, njëkohësisht Kryetar i Komunës së San Demetrio Corone (Shën Mitri) të Provincës së Kozencës në Kalabri.

Gjatë takimit, kryeparlamentari tha se marrëdhëniet me komunitetin arbëresh të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, Kuvendi i Shqipërisë do t’i intensifikojë marrëdhëniet institucionale me komunat arbëreshe me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore kombëtare, por dhe kultivimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

Senatori Marini, duke e falënderuar kryetarin e Kuvendit për mbështetjen e tij në intensifikimin e kontakteve, vuri në dukje se ka ardhur koha që të themelojmë kanale më të forta institucionale për të mbështetur ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe pasurisë historike që përfaqëson komuniteti arbëresh.

Në prononcimin për mediat, pas takimit, kryetari Meta tha se vizita e kryetarit të komunës së San Demetrio Corone shënon një shans të shkëlqyer për t’i dhënë një zhvillim të gjithanshëm marrëdhënieve, jo vetëm mes kësaj komune dhe Shqipërisë, por të gjithë komunave arbëreshe në Itali, apo dhe mes rajonit të Kalabrisë e Shqipërisë.

Ai shprehu besim në zgjerimin e lidhjeve jo vetëm shpirtërore, por edhe atyre institucionale, që do të përbëjnë një garanci afatgjatë për forcimin e përhershëm të lidhjeve mes arbëreshëve dhe Shqipërisë, por që janë gjithmonë edhe një vlerë e shtuar në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë.

Senatori Cesare Marini vlerësoi “vizionin shumë të hapur dhe të drejtë për Europën”, të kryeparlamentarit Meta. Ai gjithashtu vuri në dukje shndërrimin e Shqipërisë, që siç tha ai, është “një vend që vrapon drejt zhvillimit dhe progresit me një shpejtësi që është për t’u marrë shembull”.

Marini u shpreh për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, që i shërbejnë progresit. “Duam që të bëhemi më të dobishëm, duke ditur se edhe ju do të bëheni të dobishëm për progresin tonë”, u shpreh senatori Marini.

Burimi:(integrimionline\E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al