Meta: Të hapur për një institucion gjithëpërfshirës dhe transparent

sot MetaNën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta është zhvilluar sot tryeza konsultative me temë “Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen e Kuvendit, një fokus në transparencën parlamentare”.
Që në nisje të aktivitetit, kreu i Kuvendit vlerësoi rolin e publikut në vendimmarrjen e këtij institucioni duke theksuar se pjesëmarrja e publikut ndikon në mënyrë direkte në veprimtarinë e tij. Meta konfirmoi se Kuvendi do të jetë gjithnjë një institucion i hapur dhe gjithëpërfshirës dhe me një administratë efektive.
“Ndërtimi e konsolidimi i kulturës së demokracisë dhe tolerancës politike nuk është një akt i shkurtër. Është proces i vazhdueshëm me shumë etapa. Ne do të jemi të hapur që ky institucion të jetë gjithnjë e më shumë përfshirës dhe transparent me një administratë efektive. Nevojiten më shumë përpjekje për të mbërritur tek individët nga shtresat margjinalizuara të shoqërisë. Mjaft e rëndësishme marrëdhënia e Kuvendit me mediat”, tha Meta.
Ambasadori i OSBE në vendin tonë Florian Raunig tha se në këtë aktivitet prezantohet rezultati i një pune të madhe, për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.
“Janë organizuar 14 forume me deputetë të partive të ndryshme në zona të ndryshme zgjedhore. Takimi i deputetëve me zgjedhësit synon që deputeti të qëndrojë më afër me ata që i kanë dhënë mandatin, dhe nga ana tjetër qytetarëve i jepet mundësia të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Kështu dëgjohet zëri i tyre. Unë kam ndjekur disa nga këto takime, dhe mund të them se ishte mjaft mbresëlënëse. Edhe në komisione vihet re krijimi i një klime bashkëpunuese. Kemi mbështetur Aleancën e Grave Parlamentare, jemi përpjekur që të ketë më shumë gra në jetën parlamentare”, tha ambasadori Raunig.
Në këtë tryezë prezantohet Raporti Vjetor 2015 për Pjesëmarrjen e Publikut në Vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo tryezë do të jetë një platformë e përballjes së mendimeve dhe sugjerimeve të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit për pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të medias të fokusuar në transparencën parlamentare.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al