Meta: Unë gjithmonë mbështes arritjet, qofshin ato dhe modeste, por të prekshme dhe të arritshme

5Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së prodhimit të konfeksioneve “Citytex” në Cërrik. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin  Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto, Kryetari i Bashkisë Cërrik, Altin Toska, si dhe deputetët e Qarkut të Elbasanit, z. Bujar Kllogjri, z. Luan Duzha, znj. Edlira Çekrezi. Aktualisht ky biznes fason ka të punësuara rreth 100 vajza dhe gra të punësuara dhe brenda këtij viti ky numër pritet të shkojë në 200 të punësuar. Të gjitha prodhimet e fabrikës “Citytex” eksportohen jashtë vendit. Pasi vizitoi ambientet e kësaj fabrike dhe u njoh me investimet e bëra, Kryetari i Kuvendit shprehu kënaqësinë për inaugurimin e këtij biznesi të ri social, i një mënyre krejt të veçantë për Bashkinë e re të Cërrikut.

Meta falënderoi Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, z. Altin Toska dhe Kryetarin e Dhomës së Fasonistëve të Shqipërisë, z. Gjergji Gjika, për angazhimin dhe përkushtimin që kjo iniciativë të realizohej.

8“Dua të falënderoj z. Gjergji Gjika, por njëkohësisht në mënyrë të veçantë Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut z. Altin Toska për angazhimin dhe përkushtimin e tyre mjaft të madh, në mënyrë që kjo ide dhe kjo iniciativë të realizohej dhe të fillonte të prekej nga banorët e kësaj bashkie. Në veçanti nga këto gra dhe këto vajza që kanë filluar këtë aktivitet dhe nga shumë të tjera që do të bashkohen në të ardhmen pas kualifikimit, që ato po zhvillojnë për të zgjeruar këtë biznes të ri social si një mundësi për të kontribuar për zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik të këtij komuniteti për të luftuar varfërinë dhe papunësinë. Unë gjithmonë mbështes arritjet qofshin ato dhe modeste, por të prekshme dhe të arritshme të cilat ndihmojnë qoftë edhe një familje të vetme që të përballojë me punë dhe me dinjitet koston e vështirë të jetesës dhe të dalë nga varfëria sepse nuk jam partizan i sukseseve imagjinare të cilat nuk janë aq të thjeshta për t’u prekur dhe për t’u realizuar”, – tha z. Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se edhe për të ardhmen sfida mbetet kualifikimi dhe hapja e vendeve të reja të punës në mënyrë që çdo familje të ketë mundësi që të ecë e sigurt për të ardhmen.

7“Përshëndes Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut për punën dhe angazhimin e tij, për shpirtin praktik dhe sipërmarrës. E di që ai po bashkëpunon dhe në fusha të tjera për të nxitur krijimin e aktiviteteve që hapin vende të reja të punës. Kjo është beteja jonë kryesore. Të hapim qoftë edhe një vend të ri pune për një grua, për një të ri, për një të re, t’i kualifikojnë në mënyrë që vërtet çdo familje e Cërrikut dhe çdo familje shqiptare të ketë mundësi që të ecë me siguri për të ardhmen”, – tha z. Meta.

Gjithashtu, z. Meta shprehu angazhimin për një mbështetje edhe më të madhe nga ana e institucioneve shtetërore për rritjen e iniciativave të tilla.

“E dimë që kjo nuk është puna më e mirë, por padyshim që është një mundësi shumë më e mirë për të hedhur një hap përpara dhe padyshim që do të punojmë për të krijuar edhe mundësi të tjera. Por njëkohësisht kjo do të shkojë edhe paralelisht me përpjekjet tona për t’i kualifikuar, për t’i trajnuar të gjithë ata të cilët duan të punojnë dhe duan të jetojnë me djersën e ballit dhe me dinjitet për të përballuar jetën e tyre dhe mirë edukimin e fëmijëve të tyre. Mbështetja jonë do të jetë edhe më e madhe dhe më konkrete dhe urojë që të gjithë kryetarët e pushtetit vendor, pas reformës administrative territoriale, punësimin ta kenë një prioritet të tyre dhe të krijojnë mundësi dhe hapësira sa më të mira për sipërmarrësit që të marrin jetë iniciativa të tilla”, – theksoi z. Meta.

Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, z. Altin Toska, theksoi se hapja e një biznesi social në këtë njësi vendore nuk kishte ndodhur asnjëherë, ndërsa shtoi se kjo u bë e mundur falë punës dhe mbështetjes së Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta.

9“Sot është një ditë e veçantë për Bashkinë e Cërrikut, pasi për herë të parë pas kaq shumë kohësh fillon biznesi i parë social. Jam i nderuar që fati më qëlloi mua që ta inaugurojmë sot këtë fabrikë. Kanë qenë shumë përpjekje të të gjithë faktorëve që kjo fabrikë të vinte dhe të instalohej këtu në Cërrik, por dua të theksoj me plot bindje se kjo iniciative nuk do të ishte realizuar pa ndihmën dhe mbështetjen e z. Ilir Meta që gjej rastin ta falënderoj”, – tha z. Toska.

Kryetari i Dhomës së Fasonistëve të Shqipërisë, z. Gjergji Gjika, e cilësoi një ditë të shënuar hapjen e këtij aktiviteti.

“Ne kemi një plan i cili është një plan shumë afatgjatë duke bërë një biznes social në qytetin e Cërrikut. Këtu erdhëm me iniciativën dhe insistimin personal të Kryetarit të Kuvendit, z. Meta, i cili ishte iniciatori kryesor i këtij biznesi në këtë qytet. Ne kemi menduar që të dalim në pension në Cërrik. Kështu që kushdo që ka ndërmend të marrë një profesion si rrobaqepës, është i mirëpritur  të vijë në fabrikën tonë”, – tha z. Gjika.

Burimi:( integrimi.al/ E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al