Meta uron ekipin kombëtar të futbollit dhe trajnerin z. Gianni De Biasi, për fitoren historike ndaj Rumanisë

z.Ilir MetaKryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me trajnerin e ekipit kombëtar të futbollit, z. Gianni De Biasi, të cilin e uroi për ndeshjen e jashtëzakonshme dhe fitoren historike ndaj Rumanisë.

Djemtë e ekipit kombëtar i dhanë krenari gjithë kombit shqiptar dhe dhanë një leksion të shkëlqyer se si fryma e grupit dhe ekipit mund të kapërcejnë çdo vështirësi dhe sesi ëndrrën mund ta kthejnë në realitet.

Urimet më të përzemërta për lojën e zhvilluar, për solidaritetin e ekipit dhe fitoren. Fitorja e mbrëmshme është një mesazh i madh për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Është një mesazh i sakrificës, i përkushtimit, i kohezionit dhe drejtimit me vizion.

Urimet më të përzemërta dhe të gjithëve tifozëve kuq e zi, të cilët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme i dhanë zemër djemve të kombëtares për paraqitjen dinjitoze në finalet e këtij kampionati evropian, si dhe treguan vlerat më të mira të kombit tonë me shfaqjen e jashtëzakonshme kuq e zi në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga ekipi kombëtar.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al