Meta: “Vullnet për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë institucionet brenda vendit, që kanë përgjegjësitë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, tha se kishte pasur një takim mjaft konstruktiv dhe bashkepunues me Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ekipin e tij. Takimi u fokusua në rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi në mënyrë sa më transparente, parimore dhe institucionale.

Zoti Meta vuri në dukje se ky takim u përqendrua edhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, të standardit të tyre dhe në përpjekjet që duhen bërë për të përmbyllur reformën zgjedhore, “që duhet të ishte përmbyllur me kohë sa më shpejt në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR.”

“U fokusua në emergjencën për t’u ulur dhe për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR,” tha ai.

Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu se eshte biseduar edhe per rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme, por edhe besueshmërinë e reformës në drejtësi në procesin e zbatimit të së cilës tashmë kemi hyrë.

“Nuk jam këtu për të diskutuar për detaje apo çështje të ndryshme, por për të konfirmuar edhe një herë vullnetin tonë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë institucionet brenda vendit, që kanë përgjegjësitë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë me ambasadën e SHBA dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner kyç në këtë reformë, por edhe si një faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s,” nenvizoi zoti Meta.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al