Meta:Shqipëria dhe shqiptarët sot më shumë se asnjëherë tjetër mund t’i tregojnë mbarë botës sesa të rëndësishme janë toleranca, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa e besimeve fetare në një vend

Në prag Krishtlindjeje dhe të festave të fundvitit, në Kuvendin e Shqipërisë, Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni.
Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, tha se shpallja Kardinal e Don Ernest Troshani nga Papa Françesku, lumturimi i martirëve të Kishës Katolike Shqiptare dhe shenjtërimi i Nënë Terezës, janë mesazhe për të cilat të gjithë shqiptarët kudo në botë i janë mirënjohës Atit të Shenjtë. “Ato janë shenja inkurajimi për të ecur drejt udhës së atyre vlerave shpirtërore njerëzore, fetare e kulturore, kishtare e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë shqiptarë, njëkohësisht përbëjnë një çast fatlum, sepse Shqipëria dhe shqiptarët sot më shumë se asnjëherë tjetër mund t’i tregojnë mbarë botës sesa të rëndësishme janë toleranca, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa e besimeve fetaren në një vend,” theksoi ai. Zoti Meta theksoi se ato dëshmojnë sesa të fuqishme, të qëndrueshme dhe të natyrshme janë lidhjet e kësaj marrëdhënieje të veçantë mes shqiptarëve. “Dëshmia e viteve të gjata të vuajtjeve, të persekutimit, të torturës, por edhe të qëndresës së tij martire në burgjet e komunizmit është dëshmi e kalvarit të gjatë të kombit shqiptar dhe të gjithë përfaqësuesve të besimeve fetare, të cilët mes sakrificave dhe vështirësive mundën të ruanin jo vetëm forcën e besimit, por edhe dashurinë për kombin dhe vlerat e tij në vitet më të vështira,” theksoi ai.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al