Meta:”Shqipëria ka bërë progres, hapja e bisedimeve për anëtarësim është një hap i natyrshëm i procesit të integrimit evropian”.

Gjatë vizitës së tij në Berlin, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u prit në Komisionin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut nga deputetë të SPD z. Norbert Spinrath, z. Christian Petry dhe z. Joachim Barchmann.

Meta i falënderoi deputetët gjerman për vëmendjen që Komisioni i Çështjeve Evropiane tregon ndaj Shqipërisë dhe njëkohësisht për mbështetjen e palëkundur të deputetëve social-demokrat ndaj integrimit evropian të të gjithë rajonit.

Deputeti i SPD, z. Norbert Spinrath, u shpreh se: “Ne si anëtarë të Komisionit jemi të qartë se Ballkani është pjesë e Evropës dhe do të bëjmë gjithçka për t’ju shoqëruar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Meta pasi i falënderoi deputetët e SPD për mesazhin e qartë mbështetës, vuri në dukje se Shqipëria ka realizuar disa reforma të rëndësishme vitet e fundit ku kryefjalë është paketa kushtetuese e reformës në drejtësi e cila u miratua në mënyrë konsensuale në parlamentin shqiptar. “Siç u evidentua edhe nga progres raporti i fundit i Komisionit Evropian, Shqipëria ka bërë progres dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim është një hap i natyrshëm i procesit të integrimit evropian, sepse qëllimi ynë i përbashkët është si të forcojmë Evropën, me një Ballkan tërësisht të integruar në të” – theksoi Meta.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al