Meta: Ta votojmë reformën me konsensus patriotik

ilir-meta-Kuvend1Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në nisje të séances së sotme plenare, përsëriti nevojën e miratimit me koesensus të reformës në drejtësi.

“Ne nuk mund të rrezikojmë stabilitetin e vendit për dy-tre çështje të pasqaruara. Jam i gatshëm dhe që nga ky moment do të lë drejtimin e Kuvendit dhe do merrem me këtë çështje. Do të shkoj tek Rama, tek Berisha, tek negociatorët, në mënyrë që ne t’i japim mesazhin SHBA e BE por në radhë të parë qytetarëve shqiptarë, se e votuam reformën me konsensus patriotik dhe e mbyllim tranzicionin në Shqipëri, për të pasur një Shqipëri tjetër”, tha Meta.

Nuk kemi nevojë për deputetë patriotë, vijoi ai, por për konsensus patriotik. Ndaj i kam bërë thirrje Bashës dhe Berishës për të pranuar kompromisin dhe marrëveshjen. Pse është kaq i rëndësishëm kompromisi patriotik? Sepse është një Kushtetutë e re e Shqipërisë, që nuk duhet të votohet në mënyrë të njëanshme dhe ka të bëjë me Shqipërinë për 30 vitet që vijnë dhe jo për zgjedhjet që vijnë, u shpreh kreu i Kuvendit, në mesazhin e përcjellë deputetëve në nisje të séancës së sotme plenare, e konsideruar historike për fatet e vendit.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al