Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka konfirmuar sërish se ditëve të tmerrshme dhe rraskapitëse nga vapa e gushtit, po ju vjen fundi. Meterologët thonë se prej nesër bien temperaturat, ndërsa priten rreshje, madje edhe rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në veri.

Njoftimi

Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C

tabela e motit