Vizita në Kalabari e Presidentit shqiptar Ilir Meta shoqëruar edhe nga Presidenti italian Mattarella duket se ka lënë mbresa të shumta tek kreu i shtetit italian, i cili e ka përcjellë me shume entuziazëm vizitën e djeshme historike tek arbëreshët e Italisë.

Përmes disa statuseve që ka bërë në rrjetin social Twitter, Kreu i Shtetit italian, ka shprehur ndjesitë dhe kënaqësinë e tij për pritjen mjaft të ngrohte të arbëreshëve në Kalabri. Ai gjithashtu ka vlerësuar kontributin e çmuar që kanë dhënë ndër vite dhe shekuj arbëreshët për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të Italisë.

Më poshtë janë disa mesazhe të shprehura nga Presidenti Mattarella në Twitter:

1-Është një kënaqësi e madhe për mua të jem me ju sot – së bashku me Presidentin Ilir Meta – në San Demetrio Corone. Kjo është një nga forcat lëvizëse të kulturës arbëreshe në Itali.

2-Kolegji Italo-Shqiptar i Sant’Adriano, i cili na pret sot, është një dëshmi e një rëndësie të madhe të këtij gërshetimi, të këtij përzierje të thellë dhe të frytshëm

3-SanDemetrioCorone, #Mattarella tek Presidenti #Meta: Jemi ketu për t’u bashkuar, para së gjithash, thirrjes së përbashkët për të ndërtuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes evropiane një kontinent të bashkuar dhe të integruar

4-#Mattarella: shqiptaret me origjine arbereshe dhe italianët për më shumë se 500 vjet kanë ruajtur me krenari traditat e lashta, ritet fetare, gjuha e paraardhësve, duke siguruar me kurajë dhe me idealet e tyre një kontribut të rëndësishëm në vendin tonë

5-Mattarella: Me origjine Arbëreshe ishin edhe Francesco Crispi dhe Antonio Gramsci, protagonistët e historisë së vendit tonë dhe të rrugës së ndërtimit të identitetit të saj

6-#Mattarella: Arbëreshet janë një histori integrimi dhe pranimi që ka qenë një sukses i plotë, një shembull se si njohuritë reciproke dhe respektimi i ndërsjellë i kulturave janë një mjet për rritje për realitetet territoriale

7-Mattarella: Italianët me origjinë shqiptare dhe shqiptarët “të adoptimit italian” janë dy anët e një medalje të çmuar. Ata perbejne kontributin e jashtëzakonshëm që ka ardhur nga Shqipëria përgjatë 500 viteve të fundit, në zhvillimin social, civil dhe ekonomik të Italisë.