Merr fundi kalvari për pasuesin e Xhenaro Gatuzos. Milani ka më në fund trajnerin e ri, raporton “Gazzetta Dello Sport”. Ai do të jetë Marko Xhampaolo, 51-vjeëari që deri sezonin e shkuar ishte trajneri i Sampdorias. Sipas “Gazzeta”-s, Xhampaolo ka firmosur një kontratë 2-vjeëare prej së cilës do të përfitojë një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon.

Kështu, tekniku nga Abruco do të jetë trajneri i ri. Mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit kuqezi, por kjo është një ëështje e mbyllur tashmë. Xhampaolo u largua nga drejtimi i Sampdorias ditë më parë, ndërsa është edhe zjedhja e parë e dyshes Boban-Maldini.