Krzysztof Piatek mbërriti te Milani janarin e vitit 2019 për 30 milionë euro, shënoi jo pak sezonin e kaluar, por tashmë duket se nuk po kalon momente të mira.

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic e ka spostuar në stol polakun, i cili padyshim që është i pakënaqur me minutat që po merr.

Babai i sulmuesit ka folur për “Sportwefakty”, teksa nuk e fshehu aspak zhgënjimin e djalit të tij, për shkak se po vihet në rrezik Europiani i 2020-ës.

“Krzysztof  nuk dëshiron të jetë në stol, ai dëshiron të jetë gati për Europianin dhe nëse këtë nuk e arrin nëpërmjet Milanit, do ta bëjë diku tjetër. Është e vështirë të thuash se cilat janë planet e klubit. Shumë po e kërkojnë Krzysztof për huazim, por Milani do ta shesë për një shumë të ngjashme me atë që ka paguar”, shprehet i ati i polakut.