John Millman ka bërë paraqitje spektakolare në turneun e hapur amerikan, US Open.

Tenisti australian ka arritur të triumfojë kundër zviceranit Roger Federer, i cili nuk mundi të ndjekë ritmin e kundërshtarit.

Në fakt, Milman humbi setin e parë, por arriti të fitojë tre setet e ardhshme duke fituar me rezultat 3-1, në sete 3:6, 7:6 (9-7), 7:5, 7:6 (7-3).

Federer, i cili ka bërë më shumë se 70 gabime dhe shërbime të dështuara, ku për të dytin vit radhazi ka mbetur jashtë katër turneve më të mëdha botërore të tenisit.

Nga ana tjetër, australiani ka mbajtur vazhdimisht një nivel të lartë të lojës, duke mos devijuar nga taktikat e tij.

“Ishte me të vërtetë e nxehtë, një nga ato mbrëmjet kur nuk kam mundur të marr frymë. John ishte në gjendje ta përballonte këto temperatura të larta. Ndoshta sepse vjen nga një prej qyteteve me më së shumti lagështi në tokë, Brisbane. Jam i zhgënjyer, por i lumtur që ndeshja ka përfunduar”, tha pas humbjes Federer.