Milot Rashica është duke kaluar një moment fantastik në karrierën e tij, pasi është kthyer në lojtarin kryesor të Werder Bremenit në Bundesligën gjermane.

Deri tani, ylli i Kosovës ka shënuar 8 gola në 12 ndeshjet e para të këtij sezoni. Pikërisht, paraqitjet e tij fantastike, e kanë kthyer Rashicën në një lojtar mjaft të kërkuar në merkato.

Skuadra që po e kërkon me ngulm shqiptarin është Aston Villa. Ekipi i Premier League po vuan shumë në repartin e avancuar dhe blerja e Rashicës shihet si mundësi shpëtimi.

Mësohet se  momentalisht Rashica vlen 33 milionë euro, shifër që kërkohet me patjetër nga Werder për ta lënë të lirë.

Nuk dihet ende se kur do të ndodhë transferimi, por gjasat janë që në janar të arrihet akordi në parim, me 23-vjeçarin që mund të prezantohet te Aston Villa gjatë merkatos së verës.