Ministri Dervishaj në “Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë Rrugore dhe Detare” / Siguria rrugore është një prioritet për Qeverinë Shqiptare

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka marrë pjesë në punimet e konferencës ndërkombëtare për Sigurinë Rrugore dhe Detare që u mbaj në Valletta të Maltës. Konferenca u zhvillua nën kujdesin e Eurokomisioneres për Transportin Violeta Bulc, me pjesëmarrjen e ministrave të Bashkimit Europian, dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Dervishaj në fjalën tij në konferencë theksoi se siguria rrugore është një prioritet për Ministrinë e Transportit, dhe po punohet për ta sjellë në standarte europiane.

“Çështja e Sigurisë Rrugore, është shumë aktuale në Shqipëri por nga statistikat edhe në vendet e tjera të rajonit dhe në BE. Siguria rrugore është një prioritet për Qeverinë Shqiptare. Ne bashkë me gjithë aktorët e përfshirë në çështjet e sigurisë rrugore, jemi duke punuar për të përmirësuar situatën për të pasur standarte europiane. Një element i rëndësishëm i punës sonë, është ndërgjegjësimi i publikut dhe në veçanti i drejtuesve të automjeteve, si të rinj apo me eksperiencë, që të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën, për të ruajtur veten dhe të tjerët. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se siguria rrugore, është përgjegjësi e strukturave shtetërore, por edhe e drejtuesve të automjeteve, që kanë një rol të rëndësishëm. Ne besojmë se kemi ende punë për të bërë për të sjellë standartet e kërkuara, dhe për këtë arsye mendoj se kjo kërkon një angazhim jo vetëm kombëtar, por gjithashtu rajonal dhe europian”.

Eurokomisionerja për Transportin Violeta Bulç, falenderoi në mënyrë të posaçme ministrin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për angazhimin e shfaqur në përmirësimin e sigurisë rrugore. Zonja Bulç theksoi se ky është problem që shtetet duhet ta përballojnë duke adoptuar strategji, për të ulur numrin e aksidenteve fatale.

Në përfundim të punimeve Ministrat e Transportit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, aprovuan edhe deklaratën e Vellettës, për më shumë vëmendje ndaj rritjes së sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të aksidenteve me pasoja fatale.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al