Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti inspekton punimet ndërtuese dhe rehabilituese të kanaleve ujitës dhe kullues në Vaun e Dejës

Edmond PanaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila, ndoqi nga afër punimet ndërtuese dhe rehabilituese të kanaleve ujitës dhe kullues të zonës së Vaut të Dejës.

Në sajë të ndërhyrjeve në kohë me investime dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor u garantua vaditja e plotë e 12000 ha tokë bujqësore.

Njëkohësisht po punohet me intensitet për thellimin dhe mbathjen e shtratit të Drinit në nyjën e Gjadrit, në një segment prej 2,5 km, që ka gati 30 vite pa u pastruar.

Ministri Panariti u shpreh se këto punime do të bëjnë të mundur përballimin e situatave të pritshme të shirave në shtator dhe së shpejti një flotë e re ekskavatorësh do të jetë në dispozicion të bordeve dhe bashkive për ndërhyrjet në rrjetin e kanaleve.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al