Ministri i Bujqësisë: Në janar, ekspertë nga Zvicra për të caktuar rracat e lopëve që do të kompensojnë të dëmtuarat nga LSD

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, pajisi sot me motora veterinerët zyrtarë, të cilët, nga ky moment, do të jenë më pranë çdo fermeri, blegtori apo ferme, me shërbimin e tyre.

Në ceremoninë e dorëzimit të 58 motorave të parë, mori pjesë dhe Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, i cili deklaroi se, “kjo është një ditë e rëndësishme për Shërbimin Veterinar, pasi me marrjen prej tij në dorëzim të kësaj flote prej 58 motorash, ata do t’i gjenden më pranë çdo familjeje apo fermeri që ka nevojë për shërbimin e tyre”.

“Me këta motora që po marrin sot në dorëzim, veterinerët zyrtarë do ta kenë shumë më të lehtë përballimin e situatës, në lidhje me vaksinimin e kafshëve të paprekura nga Dermatoza Nodulare, si dhe profilaksinë, mjekimin e të tjerave. Gjithashtu, me këtë shërbim të ri, Veterinerët Zyrtarë do të jenë më në gjëndje që t’u përgjigjen nevojave të fermerëve e blegtorëve. Me anë të këtyre motorave, Shërbimi Veterinar Shqiptar do të jetë prezent, më lehtë e më shpejt në çdo cep të vendit, në çdo familje, fermë apo tek çdo blegtor që kërkon ndihmën e tyre. Kjo i jep seriozitet kësaj trupe, e cila po konsolidohet gjithmonë e më shumë. Eshtë edhe kjo pjesë e reformës së Shërbimit Veterinar, e cila përqendrohet tashmë në krijimin e Stacioneve Veterinare, njëkohësisht edhe në rritjen e kapaciteteve gjurmuese dhe parandaluese të sëmundjeve infektive”, theksoi Ministri Panariti.

Më pas, duke iu përgjigjur edhe interesit të mediave, në lidhje me situatën e sëmundjes LSD dhe kompensimin e kafshëve të dëmtuara, Ministri tha se, “në këtë situatë, sëmundja është e mposhtur, nuk ka përhapje të saj. Kafshët po vaksinohen në kohë të shpejtë, ndërsa të prekurat po mbahen me mjekime e nën mbykqyrjen e veterinerëve”.

“Përsa i përket kompensimit të të dëmtuarave, tashmë fondi prej 3 milionë dollarësh është miratuar, ndërkohë që po nis riverifikimi e riidentifikimi, kontrolli i të gjithë domunetnacionit të të dëmtuarava, numri i të cilave deri tani shkon në rreth 1100 krerë. Të gjitha do të kompensohen me kafshë të gjalla, të rracave të përzgjedhura. Në fillim të muajit janar, unë do të mirëpres në Shqipëri një grup specialistësh nga Zvicra, me të cilët do të përcaktojmë rracat e zgjedhura sipas krahinave e zonave të vendit tonë ku ka pasur dëme. Më pas, do të blihen kafshët e gjalla dhe do të nisë shpërndarja. Kafshët janë të vaksinuara dhe prodhimtare”, deklaroi Z.Panariti.

Flota prej 58 motorësh të shpërndarë sot, është vetëm një pjesë, pasi në total do të jenë 100 të tillë për veterinerët zyrtar.

Sipas një plani të hartuar nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, 12 kryeveterinerët e qarqeve do të pajisen me një një motor, si dhe për veterinerët tjerë në qarqe, ata janë shpënrdarë, Berati 3 copë, Dibra 4, Durrësi 3, Elbasani 8, Fieri 4, Gjirokastra 5, Korça 4, Kukësi 4, Lezha 6, Lushnja 4, Shkodra 4, Tirana 5 dhe Vlora 5 motorë.

Kjo flotë motorësh, pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e veterinerëve në mbarë vendin.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al