Ministri i Drejtësisë kërkon ndjesë

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar ndjesë sot, pas një letre që ambasada franceze në Tiranë, ankohej për lirimin e Konjarit, disa ditë më parë nga gjykata.

“Kërkojë një ndjesë publike pavarësisht që nuk më takon mua në kuptimin ligjor por sidoqoftë ndjesën duhet të tregojmë si shtet, si komb si shoqëri, të cilën kemi ende luksin të diskutojmë vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze, të cilat janë gjykata në kuptimin e besueshmërisë dhe funksionimit, gjykata me super standard.

Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Kam biseduar me Ministrin e Brendshëm, me autoritetet e Policisë së Shtetit, me Prokurorin e Përgjithshëm, për të gjetur të gjithë zgjidhjen e nevojshme që të vendoset në vend ajo gafë që unë besoj se ka ndodhur në kuptimin substancial në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Apelit. Sigurisht që Ministri i Drejtësisë i ka mundësitë ligjore të kufizuara, sepse procedimi disiplinor që mund të nisi lidhet vetëm më çështje proceduriale. Pra Ministri mund të mos jetë dakord me thelbin e vendimit por nuk është autoriteti që e ndryshon.

Patjetër që po kjo është detyra ime të inspektojë për çdo gjë. E kam thënë dhe kam vullnet të fort që të inspektoj çdo çështje e cila shfaqet si shqetësim në opinionin publik, ashtu siç shfaqet edhe si shqetësim i bashkëpunimit në qeveritë partnere.

Ministri i Drejtësisë është autoritet ligjor ekskluziv që rregullon marrëdhëniet juridiksionale, merret me këtë marrëdhënie me qeveritë e vendeve te tjera”, shprehet Manjani.

Burimi:(integrimi\E S)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al