Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka prezantuar në Parlament, Kodin Hekurudhor

Ministri Dervishaj, tha se ky dokument është hapi i parë drejt rioganizimit tërësor të Hekurudhës shqiptare, dhe është hartuar në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Dervishaj theksoi se situata aktuale e hekurudhave është e rënduar, si  në aspektin teknik dhe atë financiar, por pavarësisht kësaj priten zhvillime pozitive gjatë vitit 2017.

Bashkimit Europian ka besim ndaj potencialit zhvillues të hekurudhës shqiptare, tha Dervishaj, prandaj është siguruar shuma prej rreth 90 ml euro, për të ndërtuar linjën e re hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, një pjesë me grand nga Samiti I Parisit në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe pjesa e mbetur falë kredisë së butë nga BERZH.

Sipas Ministrit, kjo linjë është shumë e rëndësishme, dhe përbën një hap konkret për modernizimin e hekurudhës.

Dervishaj tha se synohet gjithashtu rehabilitimi i linjës Durrës-Rrogozhinë-Elbasan-Pogradec- Lin dhe më tej me Maqedoninë, për të cilën ka filluar studimi i fizibilitetit, linjë e rëndësishme që gjithashtu është  pjesë e Korridorit 8. Ndërkohë synohet lidhja hekurudhore edhe me Greqinë.

Ministri tha se pas miratimit, ky kod do të kërkojë 1 vit kohë për të hyrë në fuqi, për tu plotësuar me aktet nënligjore dhe  ngritjen e kapaciteteve.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al