Ministri Koka: Hungaria garanton mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë , në proçesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Komisionin Evropian

unnamed-6Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka priti sot një takim bilateral Ministrin e Shtetit dhe të  Bujqësisë, Republika Hungareze. Z. Zsolt V. Németh, në kuadër të partneritetit dhe intensifikimit të mardhënieve mes 2 vendeve. Të dy Ministrat pas këtij takimi patën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë takimit Ministri Koka e njohu homologun e tij me zhvillimet dhe reformat më të fundit në Shqipëri, si dhe mbi politikën mjedisore që qeveria shqiptare ka ndjekur në këto tre vite, duke e sjellë për herë të parë mjedisin  në qendër të vëmendjes së shoqërisë shqiptare.

Më tej Ministri Koka bëri një pasqyrë e të arritjeve kryesore në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në përafrimin me sukses të  legjislacionit shqiptar mjedisor me atë të BE-së, suksesin e reformës administrative institucionale. Ai  nënvizoi fokusin e punës së Ministrisë në menaxhimin e integruar të mbetjevem, një nga sektorët ende më problematikë në mjedis, duke u ndalur në investimet e qeverisë shqiptare në këtë sektor.  Ministri Koka veçoi si një ndër arritjet kryesore angazhimin e Shqipërisë në adresimin e çështjeve klimatike, ku vecoi firmosjen e  Marrëveshjes e Parisit, nëpërmjet dorëzimit brenda afateve të Kontributit Kombëtar të Synuar nga ana e qeverisë shqiptare

Ministri Koka, gjatë konferencës për shtyp theksoi: – “Hungaria garanton mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në proçesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Komisionin Evropian. Ftojmë investitorët hungarezë në Shqipëri që të investojnë në fushat e mjedisit dhe bujqësisë. Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri e burime natyrore dhe potenciali për thithjen e turistëve në vendin tone është prioritet.
Intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave është garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë”

Nga ana e tij, ministri hungarez, shprehu mbështetjen e Hungarisë në proçesin e çeljeve të negociatave nga Komisioni Evropian.

Ministri hungarez Németh, gjatë konferencës për shtyp theksoi: – “Hungaria është e interesuar për integrimin e Shqipërisë, sepse kjo ndihmon edhe bashkëpunimin midis dy vendeve. Hungaria ka një eksperiencë të gjatë në mbrojtjen e mjedisit, të vlefshme për t’ia ofruar edhe Shqipërisë. Edhe Hungaria mund të përfitojë nga Shqipëria në procesin e ndryshimeve klimatike. Gjithashtume bashkëpunimin e  institucioneve shkencore dhe akademike midis dy vendeve celim rrugën e intensifikimit të bashkëpunimit”.

Në këtë takim fokus kryesor mes 2 ministrave ishte diskutimi mbi proçesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë nga Komisioni Evropian,  i cili pak javë më parë rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësimin me Shqipërinë. Ministrit Németh i siguroi Ministrit Koka mbështetjen dhe angazhimin e Hungarisë si vend anëtar në BE, për hapat dhe  proçesin, që do të kalojë Shqipërisa për çeljen e negociatave.

Ministri Koka e ftoi homologun e tij, që të nxisë investitorët hungarezë mbi mundësitë e shumta që ata kanë në vendin tonë në fushën mjedisore, dhe nga ana tjetër dhe nxitjen e turistëve hungarezë të vizitojnë Shqipërinë dhe të kenë mundësi që të shijojnë natyrën e bukur shqiptare, me të gjitha vlerat që ajo ofron.

Homologu hungarez Németh shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve,  veçanërisht edhe në fushën e Mjedisit për rritjen e cilësisë së ajrit apo menaxhimin e integruar të mbetjeve, por edhe të  ekoturizmit në zonat e mbrojtura dhe të mundësive për eksportin e produkteve shqiptare bujqësore.

Në përfundim të këtij takimi Ministri Koka kërkoi nga Hungaria,  mbështetjen për dhënien e përvojës më të mirë hungareze në fushën e ekspertizës mjedisore dhe  ngritjes së kapaciteteve pranë institucioneve të varësisë, me qëllim rritjen cilësore të performancës së tyre .

Palët diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit, financimeve dhe investimeve në fushën e Mjedisit dhe ato të bujqësisë dhe ekoturizmit, duke garantuar rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm për vendin tonë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al