Ministri Koka, ka mbrojtur edhe sqaruar sot në Parlament pikat kryesore të pr/ligjit për importin e mbetjeve

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka mbrojtur por edhe sqaruar sot në Parlament pikat kryesore të pr/ligjit për importin e mbetjeve.

Fillimisht, ministri Koka bëri me dije se çfarë importohet aktualisht në Shqipëri, si letër, karton skrap dhe plastikë. Bazuar në këto mbetje është ngritur në vend industria e riciklimit, që përllogaritet një investim e biznesit vendas me mbi 200 milionë Euro, sqaroi ai, ndërsa shtoi se të punësuar janë rreth 35.000 persona. Përsa i përket p/ligjit, ka tre shtylla bazë, ripërdorim, riciklim që bën dhe lëndën e parë për industrinë dhe rikuperimi që aktualisht punon me një kapacitet vetëm 30%.

Duke u ndalur te plastika që përbën dhe zërin më problematik edhe prej shoqërisë civile, Koka tha se aktualisht  kemi 25.000 ton/vit që importohet si lëndë e parë granular. Industrialistët shqiptarë këto mbetje i kanë përpunuar jashtë territorit shqiptar, dhe i janë nënshtruar  doganës si lëndë të parë duke rritur kostot e tyre artificialisht

E si rrjedhojë, sipas tij, nuk do të ishte e udhës që këto shuma të mëdha parash të dilnin nga vendi jonë, ndonëse shoqëria civile nuk ka informacionin e nevojshëm.

“Ne si Ministri si qëllim parësor kemi mbrojtjen e Mjedisit. Por kurrsesi, kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me moratoriume e ndalesa. Unë nuk besoj që është zgjidhja të ndalojmë shfrytëzimin e guroreve lumenjve etj . Nuk është kjo zgjidhja. Nuk mund të importojmë rërë , gurë gëlqere. Shqipëria ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, pra le të respektojnë kompanitë kushtet e lejeve mjedisore”, deklaroi ministri.

Koka solli në vëmëndje se aktualisht firmosim urdhëra tranzitimi përditë drejt Maqedonisë e Kosovës, prej 3 vitesh tashmë ku Shkupi është një nga importuesit më të medhenj të mbetjeve , për djegie në incinerator për prodhim energjie.

“Ndaj ne na lind një detyrë e madhe, që s’vjen sot por trashëgohet në dekada, të kthejmë besimin te qytetari shqiptar! Shqipëria s’ka vuajtur për ligje, problem është në implementimin e tyre, dhe ka bërë që qytetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë mosbesues ndaj politikës shqiptare. Cdo nismë që paragjykohet nuk realizon qëlllimin e përbashkët”, u shpreh ministri i Mjedisit..

Në përfundim të fjalës së tij, ministri tha se “investitorët shqiptarë duhet të jenë të respektuar po aq sa një investitor I huaj. Vetëm kështu mund të zhvillojmë ekonominë e vendit. Me transparencë dhe zbatim rigoroz të ligjit”.

Burimi:( ata.gov.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al