Ministri Koka lançon “Java Evropiane e Lëvizshmërisë”

edmond-panariti-1Ministri i Mjedisit, Lefter Koka lançoi sot Java Evropiane e Lëvizshmërisë që mbahet çdo vit në të gjithë Evropën në datat 16-22 shtator. I pranishëm në këtë në këtë lançim ishte edhe drejtues i projektit IBECA i financuar nga BE z. Paolo Bacca, që mbështet këtë vit fushatën kombëtare ndërgjegjësuese.

Në kuadër të kësaj jave Ministri Koka priti në Ministrinë e Mjedisit nxënës të Shkollës së Kuqe ne Tiranë, të cilët e njohën Ministrin me aktivitetet e shumta mjedisore të shkollës së tyre.

Pas bashkëbisedimit me nxënës Ministri Koka, duke iu referuar Javës së Lëvizshmërisë theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese nga bashkitë.

“Sot jemi një ditë para fillimit të javës së lëvizshmërisë, një nismë e Bashkimit Evropian të cilës i janë bashkuar mbi 2000 qytete. Jam shumë i kënaqur të shpreh para jush, se për herë të parë janë regjistruar në këtë nismë 14 qytete shqiptare, të cilat i janë përgjigjur kërkesës zyrtare të Ministrisë së Mjedisit drejtuar në Qershor të këtij viti. Ky numër është shumë më i madh se vitet e kaluara”, tha ministri.

Ai ftoi që të bashkohen edhe qytete të tjera në vend me aktivitete ndërgjegjësuese gjatë gjithë kësaj jave.

Gjithashtu Ministri Koka inkurajoj të gjithë qytetarët shqiptarë që të përfshihen në këtë javë duke përdorur mjete alternative për lëvizje dhe të shmangin përdorimin e makinës, ashtu si qytetarët evropianë.

“Kontributi i çdo individi është i çmuar dhe shkon në dobi të shëndetit të të gjithëve. Kjo nismë ndërgjegjësuese është e nevojshme për të kuptuar që një transport alternativ është shumë më pak ndotës dhe më shumë ekonomik”, u shpreh ministri.

Në mbyllje të fjalës së tij ministri Koka tha se Ministria e Mjedisit gjatë këtyre tre viteve ka ndërmarrë disa nisma ligjore që lidhen me cilësinë e ajrit të mjedisit dhe ne perputhje te plote me direktivat e BE ndër të cilat edhe miratimi i Strategjisë Kombëtare të Cilësisë së Ajrit të Mjedisit në vitin 2014.

Gjatë aktivitetit u lançua edhe hapja e Konkursit Kombëtar të Pikturës për nxënësit e shkollave 9-vjecare në lidhje me Javën e Lëvizshmërisë, si një formë ndërgjegjësimi nëpërmjet brezit të ri, organizuar nga Ministria e Mjedisit me mbështetje të Projektit IBECA financuar nga BE, per te forcuar kapacitetet dhe legjislacionin shqiptar te mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë nismë e BE-së ka në fokus reduktimin e përdorimit të makinave private dhe promovimin e alternativave miqësore me mjedisin në transport. Në vitin 2000 kjo lëvizje u organizua për herë të parë nga Komisioni Evropian. Motoja e këtij viti është :”Transport inteligjent -Ekonomi e fortë”.

(Burimi:Ata.gov.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al