Koka: Angazhimi i Shqipërisë në marrëveshjen historike të Parisit instrument që promovon shqipërinë

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook” se në Ditën e Tokës është firmosur Marrëveshja e Parisit.

“Nga sot, bota ka për herë të parë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe universale mbi klimën. Ne jemi mobilizuar në krah të vendeve më të zhvilluara të botës, në zotimin e Shqipërisë për të kontribuar në këtë sfidë globale për klimën”, shkruan ministri Koka.

“Përfshirja jonë në këtë marrëveshje historike, shërben si një instrument që promovon Shqipërinë, në nivel global si një vend me trashëgimi të jashtëzakonshme sa i takon potencialeve natyrore, trashëgimi që duhet ta ruajmë dhe të zhvillohet më tej. Detyrimi ynë është, që si vend kandidat në Bashkimin Evropian në linjë me objektivat e BE-së, të kemi angazhimin maksimal për të realizuar objektivat e përcaktuar në Kontributin Kombëtar të Synuar, për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, thekson Ministri i Mjedisit.

“Firmosja e Marrëveshja e Parisit nga 195 vende të botës,synon përballimin e ndryshimeve klimatike dhe mbajtjen e ngrohjes globale nën 2C, me objektivin ambicioz të jetë në 1.5C. Është koha të veprojmë!”, nënvizon Ministri i Mjedisit, Lefter Koka

Përgatitja dhe dorëzimi i Kontributit Kombëtar të Pikësynuar (INDC) nga ana e Ministrisë së Mjedisit tregon angazhimin Shqipërisë për arritjen e objektivit global të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), në të cilën vendi ynë është palë që prej Janarit të vitit 1995.

Nënshkrimi i kesaj marrëveshjeje nga Zv/Kryeministri shqiptar z.Niko Peleshi rrit përgjegjësitë në nivel kombëtar për zbatimin e detyrimeve të saj dhe konkretisht ndërmarrjen e masave për zbatimin e Kontributit Kombëtar të Pikësynuar.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al