Ministri Manjani i kërkon Presidentit faljen e Nazime Vishës

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kërkon që Presidenti Bujar Nishani të falë Nazime Vishën, e dënuar për vrasje. Propozimi i Ministrit të Drejtësisë mësohet është bërë në bazë të ligjit për faljen. “Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Nazime Visha ndodhet në burg që prej vitit 2012 pasi u arrestua në flagrancë për vrasjen e 45- vjeçarit Fiqiri Muça, baba i pesë fëmijëve, me të cilin dyshohet se kishte pasur një lidhje intime, por që pretendon se është përdhunuar prej tij. E reja në dëshmitë e saj ka thënë se Fiqiriu me të cilin kishte njohje familjare, kishte abuzuar me të seksualisht qysh kur kishte qenë e mitur, madje ajo e akuzon edhe për prishjen e fejesës së saj si dhe për tentativë trafikimi. Nazimja është dënuar me dhjetë vite burg.

Ajo ka bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për të përfituar ulje dënimi bazuar në ligjin për aministinë. Visha kërkon të përfitojë nga e drejta e çdo të burgosuri me një vendim të formës së prerë për të përfituar uljen deri në 90 ditë në vit nga dënimi për shkak të sjelljes së mirë në institucionin e vuajtjes së dënimit. Nazime Visha ka afërsisht edhe katër vite burg dënim për të vuajtur.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al