Ministri Manjani pret përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Noterisë Kineze

ylli-manjani-1Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në takim një delegacion të nivelit të lartë me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Noterisë Kineze. Delegacioni, i cili ka zhvilluar nje vizitë disa ditore në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm me notariatin shqiptar, shoqërohej në këtë takim nga Zj. Mimoza Sadushaj, Presidente e Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe z. Fatmir Lacej, Zv/ President i kësaj dhome.


Gjatë diskutimit, të pranishmit kanë vlerësuar nisjen prej kohësh të një bashkëpunimi mes dy shërbimeve dhe kanë evidentuar premisat pozitive për një ecuri të suksesshme të këtij bashkëpunimi, i cili do të intensifikohet përmes shkëmbimit të eksperiencës së ndërsjellë dhe trajnimeve të përbashkëta.


Ministri Manjani e vlerësoi veçanërisht këtë takim referuar faktit se ai u zhvillua në kuadër të zhvillimeve që lidhen më një shërbim i cili ka patur vëmendjen e tij të herëpashershme.


ylli-manjaniZ. Manjani u ndal në rëndësinë e rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve noteriale, të cilat ai i ka promovuar edhe përmes nismash konkrete. Sipas tij, referuar rritjes së transaksioneve ekonomike mes Kinës dhe Shqipërisë do të kërkohej një vëmendje edhe më e veçantë ndaj shërbimit notarial, përsa kohë njerëzit e biznesit kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe të sigurta.


Ministri Manjani e ka inkurajuar shtrirjen e mëtejshme të bashkëpunimit të Dhomës së Notariatit Shqiptar me të tjera simotra në Evropë apo edhe më gjerë, duke theksuar se vlera e një akti noterial duhet të jetë kudo i njëjtë. Gjatë kësaj vizitë në Shqipëri, delegacioni kinez u kryesua nga z. Hao Chiyong, President Nderi i Dhomës Kineze të Noterisë, me mjaft detyra të rëndësishme qeveritare në të kaluarën, mes tyre edhe Zv/Ministër i Drejtësisë.


ylli-manjani-2 Në emër të delegacionit kinez, z. Chiyong e falenderoi Ministrin Manjani për mikëpritjen ndërsa vlerësoi se gjatë komunikimit të ndërsjelltë mes dy dhomave janë gjetur mjaft pika dhe çështje me interes të përbashkët. Sipas z. Chiyong, bashkëpunimi i nisur përmes një marrëveshje të nënshkruar që në vitin 2014 duhet të thellohet edhe më tej, duke marrë në konsideratë edhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike.


Ndërmarrja e hapave konkrete lidhur me mundësimin e njohjes ndërkombëtarisht të akteve noteriale, sikurse bëri me dije edhe z. Chiyong, ka qenë një ndër temat e diskutuara gjerësisht mes përfaqësueve të notariatit shqiptar dhe atij kinez.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al