Ministri Manjani takim kortezie me ambasadorin Cannon

ManjaniNë përfundimin e mandatit të tij si Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Cannon është pritur në një takim kortezie nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ministri Manjani shprehu mirënjohjen për të gjithë ndihmën dhe asistencën e Qeverisë Britanike, ndërsa vlerësoi edhe rolin mjaft aktiv të Cannon në procese me mjaft interes për vendin tonë, përfshirë edhe kontributin e tij në nismat reformuese për sistemin e drejtësisë.

Manjani e ka falenderuar Ambasadorin Cannon veçanërisht për asistencën e dhënë në drejtim të zhvillimit të sistemit penitenciar, në përafrimin e tij me të tjera sisteme të standardizuara që synojnë avancim në respektimin e të drejtave të njeriut.

Ambasadori Cannon ka vlerësuar bashkëpunimin disavjeçar si dhe është shprehur mjaft pozitiv për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al