Ministri Panariti inspekton tregun e kafshëve të gjalla në fshatin Çerravë në Pgradec

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ishte sot në tregun e kafshëve të gjalla, në fshatin Çerravë të Pogradecit. Gjatë inspektimit ministri u shpreh se tregu i Çërravës kishte mngësi në infrastrukturë, mungonin kanale kulluese, ujë i pijshëm dhe streha për bagëtitë. Për zgjidhjen e këtij problemi, Panariti theksoi se është përgatitur një projekt për ta transformuar dhe kthyer në një treg të mirëfilltë dhe me të gjitha kushtet.

Përsa i përket problemit të matrikulimit ministri Panariti tha:

“Dëgjova problemet dhe shqetësimet e blegtorëve. Një nga problemet e ngritura ishte çështja e matrikujve, kostot e së cilës edhe këtë vit ne do t’i mbulojmë me kostot e Ministrisë së Bujqësisë. Ajo që është kryesorja, në 3 vite arritëm të konsolidojmë sistemin e identifikimit, pasi matrikullimi është mjaft i rëndësishëm edhe për sigurinë ushqimore”.

I pyetur në lidhje me situatën politike, nëse do të zhvillohen zgjedhjet me 18 Qershor apo jo dhe negociatat e mundshme me opozitën, Panariti tha:

“Ka një datë të caktuar nga presidenti. Por për hir të negociatave, nuk është asnjëherë vonë dhe do të dëshiroja që pjesë të ishte dhe opozita. Theksoj që nga negociatat që po zhvillohen edhe në këto momente edhe në ditët në vazhdim. Duhet konsensus dhe kur ka konsensus e dëshirë, gjendet edhe zgjidhja”.

Në lidhje me listat që po shqyrton “Kolegji Zgjedhor”, për afatin e dorëzimit të tyre, tha se kjo është një çështje që ka kolegji dhe për zgjidhjen e krizës, theksoi:

“Jam optimist që do të gjendet një zgjidhje”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al