Ministri Panariti me banorët e Pogradecit: Programi dhe strategjia e LSI, bazohet në kërkesat, shqetësimet dhe nevojat e njerëzve, për një qeverisje me cilësore

 

Ministri i Bujqësisë, njëkohësisht dhe kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Qarkun Korçë, Z.Edmond Panariti, zhvilloi takime me anëtarë e simpatizantë në disa zona të rrethit Pogradec, si dhe një takim të veçantë me përfaqësues të komunitetit rom.

Z.Panariti, diskutoi me banorët në lidhje me shqetësimet e tyre dh shpalosi programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në lidhje me bujqësinë, me zhvillimin e qyteteve dhe deklaroi, se “programi e strategjia e jonë, bazohet terësisht në kërkesat, shqetësimet dhe nevojat e njerëzve, për një qeverisje me cilësore”.

Në njësitë administrative Udenisht, Çerravë dhe Buçimas, Z.Panariti, i shoqëruar dhe nga kandidatët për deputet të Pogradecit, Genti Çala e Aida Musollari, diskutoan me banorët në lishje me problematikat e tyre, veçanarisht në bujqësi, por edhe çështje të tjera që i shqetësojnë çdo ditë.

“Ne jemi këtu që të kërkojmë mbështetjen tuaj, mbështetje, që pas 18 qershorit, do ta shndërrojë LSI-në në forcë të parë politike dhe bashkarisht me ju, do të menaxhojmë pushtetin. Jemi këtu, për të qenë pranë shqetësimeve e halleve tuaja, për të dëgjuar kërkesat tuaja dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë prova, që është gjendur kurdoherë pranë njerëzve në nevojë, që ka zgjishur hallet dhe shqetësimet e njerëzve”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “programi jonë ka të bëjë me një bujqësi të zhvilluar, me më shumë fonde për bujqësinë, me më shumë vende pune, veçanarisht për rininë, që të mos shohë dyert e Perëndimit, por të qëndrojë në vendin e tij, me një arsim cilësor, me qytete me infrastrukruturë”.

Kandidatët e LSI dëgjuan dhe shqetësimet e banorëve, që kryesisht kanë të bëjnë me investimet në bujqësi, me subvensionet, ujitjen etj. Z.Panariti deklaroi se, një nga premtimet e tij, që i përmban dhe programi i LSI, është dhe 5-fishimi i fondeve për bujqësinë, në 4 vitet e ardhshme dhe taksat zero në këtë sektor.

Ndërsa gjatë takimit me komunitetin rom në qytetin e Pogradecit, Z.Panariti, pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, që kanë të bëjnë kryesisht me punësim dhe strehim, iu deklaroi se rritja e miqëqenies sociale dhe shtimi i numrit të pvendeve të punës, arsimi profesional, pra për të perfituar zanate të gjisha shtresat e shoqërisë, do të jetë një ndihmë e mbështetje dhe për këtë komunitet.

 

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al