Ministri Panariti merr çmimin e mbajtjes së Presidencës së SWG

2Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, mori pjesë në ministerialin e organizuar në Budva, Mali i Zi, takim ky i dhjeti i ministrave të bujqësisë për vitin 2016, të rajonit të Evropes Juglindore.

Takimi u çel me dorëzimin e presidences së SWG, nga Ministri shqiptar i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, tek homologu i tij malazez, Z.Budimir Mugosha.

Ministriat e bujqësisë të pranishëm në këtë takim, vlerësuan presidencën e radhës të mbajtur nga Ministria shqiptare e Bujqësisë, ndërkohë që Ministri Panariti u vlerësua me çmimin e mbajtjes me sukses të Presidencës së Asamblesë së SWG.

Ministri Panarati zhvilloi edhe disa takime, si me ministrin malazes, Z.Mugosha, me Ministrin e Shtetit dhe të Bujqësisë së Hungarisë, Z.Solt V. Nemeth, me Komisionerin e DG për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Z.John Clarke dhe përfaqësues të Ministrisë Feredale për Bujqësinë të Gjermanisë.

Takimi i radhës në Budva, kishte për qëllim bashkëpunimin rajonal dhe lehtësimin e marrëdhënieve tregtare midis vendeve.

SWG (Standing Working Group) është një platformë networku për vendet e Europës Juglindore, me fokus për Zhvillimin Rural Rajonal. Gjithashtu, SWG, në bashkëpunim me institucione të tjera ndërkombëtare, asiston në analiza në zhvillimin e politikave bujqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al