Ministri Panariti në Parlament: Bujqësia njohu rritje, prodhim dhe eksporte, si asnjëherë më parë

“Projektligji ‘Për Mbrojtjen e Bimëve’ është konsultuar me të gjithë faktorët dhe aktorët e interesuar, prodhuesit, grumbulluesit dhe përpunuesit, si dhe është diskutuar gjerësisht dhe në komisionet parlamentare dhe ka marrë formën e plotë”. Kështu e nisi fjalën e tij në Parlament, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, gjatë seancës së sotme parlamentare, kur pritej të diskutohej e më pas të kalonte në votim Projektligji “Për Mbrojtjen e Bimëve”.

Në këtë projektligj përcaktohen standardet e prodhimit, kultivimit, përpunimit të bimëve dhe janë aplikuar standardet më të larta, duke filluar që nga karantina bimore. Në këtë projektligj që pritet të votohet sot, përcaktohen dhe standardet për bazat e monitorimit të mbetjeve toksike në bimë, gjë që është edhe një nga kriteret parësore për sigurinë ushqimore”, deklaroi Ministri Panariti, gjatë fjalës së tij në seancën plenare. Sipas tij, për projektligjin në fjalë, janë zbatuar kritere e standarde rigoroze për të gjithë përpunuesit dhe prodhuesit, si dhe për konsolidimin e bazës që peëcakton bimën endemike, autoktone, që është edhe baza e produkteve të markës.

“Ky projektligj cakton standardet e një përodimi bimor modern, të qëndrueshem, mbrojten e konsumatorit, të mjedisit dhe ne kemi përpara një projektligj që garanton një zhvillim të qëndrueshëm të të gjithe zinxhirit të bimëve”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “ne kemi pasur mirëkuptimin e pedagogeve për këtë ligj, për mbetjet toksike, për të cilat Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk ka akreditim dhe për këtë, këto matje e analiza do t’i bëjë Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me strukturat e varësisë, siç është dhe ISUV. Monitorimi dhe kontrolli i bimëve, çështja e parazitëve, infeksioneve nga bakeriet, do t’i kalojnë UBT-së, nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi mes tij dhe Ministrisë së Bujqësisë”.

Gjatë debateve në Parlament, deputetët e opizitës kanë drejtuar bisedat e tyre drejt kultivimit të Cannabis Sativa, si dhe problematikës me tregun e mollëve, shqetësim i ngritur nga disa fermerë në Korçë.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Bujqësisë, sipas të cilit, “Cannabisi nuk i përket as ministrisë dhe as fermerëve të ndershëm”.

“Mund të shkoni gjithandej për të parë vëllimin e mallrave, produkteve bujqësore që eksportohen. Eshtë rekord historik i eksportit të mollëve nga Korça. E kjo edhe për faktin se, për herë të parë vitet e fundit, janë mbjellë varietete që nuk i ka njohur ajo zonë. Shkoni shikoni realisht atë që ndodh në Korçë, atë çfarë tregtohet për përpunim vendas, për tregun vendas dhe për eksport dhe mos shikoni arkat që vihen para kamerave. Ne kemi pasur dyfishim të eksporteve të frutave, në krahasim me vitin e kaluar. Po t’i referohemi vitit 2013, eksporti i tyre është 4-5 herë më i madh. Vetëm për 9 muajt e parë të këtij viti, bujqësia shqiptare solli 50 milion euro më shumë sesa gjithë viti i kaluar. E sotmja nuk është bujqësia e mbijetesës, por bujqësia me investime të papara ndonjëherë në Shqipëri. Investuam në kapacitete, si prodhuese, ashtu edhe grumbulluese e prodhuese.

Përpos statistikave, gjithësecili që ka dëshirën për të qenë objektiv, mund të shikojë edhe kanalet vaditëse. Jam i gatshëm t’ju bëj një bilanc të bujqësisë shqiptare. Ky model zhvillimi që kemi ndjekur, ka provuar që është i suksesshëm. Ka rritur zhvillimin, ka rritur të ardhurat për ekonominë kombëtare.

Unë e di që, siç thanë edhe parafolësit, nuk janë të mjaftueshme. Prandaj, sipas mundësive tona, u fut një mekanizmi i kreditimit të bujqësisë me interesa të ulëta, me afate të gjata dhe me garanci, me Fondin e Garancisë të krijuar nga qeveria dhe BERZH. Do shkojmë sërish drejt uljes së interesave, me qëllim që t’i çojmë fermerët drejt pagesës vetëm të principalit. Dhe, ajo që vlen të theksohet, është se sot, ne kemi ulje të importeve dhe rritje të eksporteve të prodhimeve bujqësore. Të gjitha këto që thashe, nuk janë statistika të Ministrisë së Bujqësisë, për të cilat ju mund të dyshoni. Janë të dhëna zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave”, deklaroi në fjalën e tij, Ministri Panariti.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al