Ministri Panariti priti në takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Khalil

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond panariti priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, z. Mohamed Khalil. 

Ambasadori egjiptian vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve tona dhe nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit dypalësh, duke shprehur vullnetin e palës egjiptiane për forcimin e mëtejshëm të tyre.
Nga ana e tij, Ministri Panariti theksoi se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje zhvillimin ekonomik të Egjiptit dhe shikon këtë treg si perspektive për hapjen e eksporteve të prodhimeve bujqësore shqiptare.

Në këtë kuadër, ai shprehu besimin se takimi e realizuar me Ministrin e Bujqësisë së Republikës Arabe të Egjiptit, z. Essam FAYED gjate Ministerialit e 13 Vendeve të Mesdheu, I organizuar nga CIHEAM dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave me 21-22 Shtator 2016 në Tiranë, ka nënvizuar disa drejtime konkrrete për hapjen e eksporteve për fruta/perime të freskëta shqiptare.

Ministri Panariti informoi Ambasadorin Mohamed Khalil për interesimin e fermerëve shqiptarë kultivues së disa varieteteve të mollës për të eksportuar prodhimet e tyre ne tregun egjiptjan. Në takim u ra dakort për organizimin e një takimi midis ekportuesve shqiptarë dhe atyre egjiptjan dhe për formalizimin e një marrëveshje në këtë drejtim.


Ambasdori e Republikës Arabe të Egjiptit, z. Khalil siguroi ministrin Panariti për angazhimin e tij për hapjen e eksporteve të molleve shqiptare në tregun egjiptjan dhe për identifikimin e prodhukteve të tjera për të cilat ka kërkesë në vendin e tij.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al